Bozo: Zgjodha PS-në se ajo s’ka lënë premtim pa mbajtur… Thumbon kundërshtarët

E para në listën e kandidatëve për Tiranën, Luljeta Bozo ka zbuluar arsyen se përse ka pranuar ftesën e PS-së për t’u bërë deputete. Ajo shprehet se kishte menduar gjithçka në jetë, por që do bëhej deputete kurrë. Në fillim ka hezituar, por tregon se pas disa bisedimeve me kryebashkiakun Erion Veliaj, i “hoqi pasiguritë” dhe zgjodhi që të përfaqësojë qytetarët në Kuvend në siglën e PS-së, pasi kjo parti i mban premtimet.

“Çdo gjë e kisha imagjinuar, por që të hyja në politik nuk më kishte shkuar ndërmend, dhe kur erdhi ftesa nga Rama dhe pasi më hoqi disa pasigurira Lali Eri dhe duke pasur në konsideratë, unë e pranova ftesën se PS është me shumë vizion, nuk bën vaki që të ketë dhënë premtim e të mos e ketë mbajtur, dhe duhet patur parasysh që në këtë periudhë pati dy ngjarje shumë të vështira që i ndërprenë punën që kishte për të arritur objektivat, e kam thënë që njerëzit nuk duhet të harrojnë, reformat e jashtëzakonshme që kanë bërë dhe pse duhet ta votojnë që punën e nisur ta çojnë më tej për të mirën e të gjithëve që rinia të rrijë këtu dhe të mos ikë dhe jam besimplotë që qeveria e tregoi veten në 15 muaj, siç nuk e kanë menaxhuar vendeve e tjera, kemi Italinë që ka 15 vite që akoma i ka njerëzit në rulota, apo kemi shtete të tjera që i ezauruan kapacitetet spitalore”, tha Bozo.

Ajo ka pasur thumba edhe për kundërshtarët politik, duke thënë se asgjë nuk zgjidhet me  “konfrontime e boks”, por me votën në parlament për të bërë ligje në të mirën e shoqërisë.

“Jam me shumë besim që ne do të bëjmë të pamundur që PS të fitojë këtë mandat të tretë që është në mirë të të gjithëve, s’ka nevojë që të bëjmë mitingje apo takime për bujë, kemi një popull shumë të zgjuar që nuk ma merr mendja më që bëjnë numra si ato që kërkojnë konfrontime, nuk zgjidhen gjërat me boks e me konfrontime, por në Kuvend me ligje që çojnë përpara vendin”, tha Bozo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *