Rama e propozoi në krye të SHISH; kush është Vlora Hyseni?

Vlora Hyseni është emri të cilin kreu i qeverisë propozoi si drejtuese të re të Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni më parë ka mbajtur pozicionin e zv/drejtores së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë si dhe të drejtores së këtij institucioni për katër muaj rresht, gjatë periudhës që mbeti pa drejtor.

Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur u shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, ku në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Hyseni përshkruhet si eksperte dhe njohëse shumë e mirë e çështjeve të sigurisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Disa muaj pas shkarkimit të saj si zv/drejtore e AKI-së, Hyseni është punësuar nga Rama si këshilltare e tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *