Pas gjithë zhurmës në rrjet, ish-fitues i “BB Canada” vjen në Shqipëri: Shihemi…

Kevin Jacobs është kthyer në një emër të njohur në Shqipëri dhe kjo falë Luizit. Të martën që lamë pas, gjatë spektaklit, Luizi tregoi se planin e nominimit të Kristit dhe Armaldos duke i futur në tualet, e kishte parë në strategjinë e lojës së Kevin Jacobs, fituesit të “Big Brother Canada 11”.

Kaq mjaftoi që të gjithë mbështetësit e Luizit të “pushtonin” rrjetet sociale të kanadezit duke e informuar rreth kësaj gjëje. Pas kësaj, Kevin doli publikisht në mbështetje të Luizit duke e cilësuar si fituesin absolut të këtij edicioni.

Por nuk mbaron këtu! Kevin po udhëton drejt Shqiërisë për të dhënë një intervistë ekszkluzive në Top Channel. Përmes një videoje ai ka njoftuar se po pret me padurim të vijë.

A do të jetë ai pjesë e Prime këtë të shtunë? A do të futet brenda shtëpisë për të surprizuar Luizin? A do të japë një intervistë në një tjetër emision të Top Channel? Gjithcka mund të ndodhë, ne thjesht na mbetet të presim!

https://www.tiktok.com/@kevintejacobs/video/7211275507470519557?embed_source=121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_masking&refer=embed&referer_url=www.news-31.com%2Fgoss-biz%2Fpas-gjithe-zhumres-per-luizin-ish-fitues-i-bb-canada-vjen-ne-shqiperi-s-i29952&referer_video_id=7211275507470519557

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *