Presion nga politika? Dumani: Unë s’e ndiej, do të shikoni rezultate

“Politika ka punën e vet, do na sulmojë! Unë se ndjej presionin në punën time”. Ky ishte mesazhi i kreut të SPAK Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve në Kuvend.

Ai tha se askush nuk ka ‘imunitet’ për prokurorinë e posaçme dhe gjithkush ka shkelur ligjin do të hetohet.

“Pritshmëritë janë shumë të mëdha nga të gjithë. Ne jemi të vetëdijshëm. Unë si drejtues por edhe prokurorët. Patjetër që ne në ato projeksionet tona vlerësojmë se do të kemi raste të tilla, kur SPAK do të ushtrojë ndjekjen penale dhe do të ngrejë dhe akuzë ndaj zyrtarëve të lartë të cilët kanë shkelur ligjin. Këtë do t’ia lëmë kohës. Ne pas një viti do të jemi sërish këtu por ajo që jua them me bindje se askush nuk ka asnjë imunitet nga ndjekja penale për ne. Ne kemi nën hetim disa çështje të rëndësishme dhe koha do të tregojë rezultate tona”, tha Dumani.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *