A është penduar që u fut në zgjedhje nën emrin e Metës? Përgjigjet Berisha

Kreu i ‘Rithemelimit’ Sali Berisha u pyet ditën e sotme lidhur me kandidimin në zgjedhjet lokale nën emrin e kryetarit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Sipas tij, ‘Bashkë Fitojmë’ shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri dhe bëri bashkë 500 mijë qytetarë që nuk e shitën votën.

“Këto zgjedhje me Ilir Metën janë të dytat. Me Ilir Metën fituam zgjedhjet e vitit 2011 dhe kryeqytetin e vendit. U fitua Tirana dhe zgjedhjet, por ky koalicion nëse e shohim në rrafshin e interesit shoqëror të demokracisë, interesit kombëtar është shumë interesant. Në këto zgjedhje Edi Rama bëri gjithçka që të kishte opozitë vetëm atë që emëronte vetë. Të gjitha vendimet erdhën në funksion të shkatërrimit të opozitës së vërtetë dhe keqshfrytëzimit, keqpërdorimit të opozitës së emëruar. Por duhet të dini një gjë, se ky akt përbën aktin më antikombëtar e antidemokratik në historinë e një vendi. Koalicioni BF shpëtoi opozitarizmin në Shqipëri. Ky koalicion bashkoi 500 mijë idealistë, të cilët nuk shitën të drejtën e votimit”, tha Berisha.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *