Gjykata e Janinës vendos te liroje pa asnjë mase sigurimi 35 vjeçarin Barjami te akuzuar për “ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dëshmi të rreme”.

Ndërkohë Laert Haxhiu do të transferohet drejt Burgut Koridhalos deri në shqyrtim të kërkesës së autoriteteve shqiptare për ekstradimin ose jo të tij në Shqipëri.

Sipas avokates së tij, klienti nuk i pranon akuzat e vrasjeve në Lushnje në vitin 2017, nuk pranon ekstradimin në Shqipëri dhe kërkon të qëndrojë në Greqi.

Çështja do të shkojë në Bordin e Apelit kompetent për të vendosur pro ose kundër ekstradimit dhe më pas në Gjykatën e Lartë.