Plasin përmbytjet, reagon Rama: Po punohet me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje në zonën…  

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me situatën e krijuar nga përmbytjet dhe reshjet e dëborës në vend.

Teksa shpërndan në “Facebook” raportimin nga terreni të Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, Rama thekson se, po punohet me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje në zonat e prekura.

“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive”,- shkruan Rama në një status në Facebook.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *