Plas mes Ilir Shaqirit dhe Einxhel Shkirës: Ti ke një mendjemadhësi të evoluar!

Loja me imitimet duket se ka nxitur edhe debat mes banorëve. Shkak duket se është bërë përzgjedhja e këngës nga grupi i djemve. Ka qenë Einxhel ajo e cila e revoltuar i tha Ilirit se ka thyer rregullat pasi kënga e tyre datonte pas viteve 2000, duke kundërshtuar kështu rregulloren.

‘Rregullorja e thotë që duhet të gjenim këngë të viteve 80-90. Kënga juaj daton në vitin 2000 e mbrapa dhe kjo nuk është e drejtë’,- tha ajo.

Pas këtij debati, ishte Iliri i cili i revoltuar akuzoi Einxhelin për ‘mendjemadhësi të evoluar’.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *