Përballja me Albin përlot Alesian, ja vendimi që morën rreth marrëdhënies së tyre

Alesja është përballur me Albin në puntatën e sotme të Për’puthen pas sjelljeve që ka pasur ndaj tij.

Ajo i kërkoi falje pasi i tha se deklarata e tij për të i shkaktoi pasiguri. Në përballje i sqaroi se ishte e frikësuar se nuk kanë të njëjtat ndjenja dhe shtoi se kishte presion nga jashtë.

Alesja: Të kërkoj falje. Kam pasur presion nga jashtë dhe mendoja se ma shkakton ti.

Albi: Ti e di mirë që jam i zhgënjyer për të gjitha ato që kanë ndodhur, për të gjitha ato që kam dëgjuar. Faljen e pranoj, por nuk e di nëse mund të të besoj më.

Alesja: Kam pasur shumë ngarkesë. Kam dashur të shfryja keq fare.

Albi: Sa herë të kam thënë hajde flasim.

Alesja: Më dukej se do më përdorje.

Ata më pas kërcyen dhe Albi vendosi të qëndrojë në program.

Pavarësisht se vendosi të qëndronte në program Albi shfaqi dyshime te Alesja dhe ka frikë se mos ajo ka ndjerë presionin e publikut dhe prandaj po i kërkon të rrijë. Nga ana tjetër ka ndërhyrë dhe Florjana, e cila thotë se ajo nuk ka lidhje aspak me marrëdhënien e Albit dhe Alesjas dhe se nuk do të përfshihet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *