Pas të moshuarve, Rama zbulon kategorinë e radhës që do të vaksinohet

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se kategoria që do të vaksinohet sapo të përfundojnë të moshuarit për moshat 70-vjeç e lartë, do të jenë gratë dhe vajzat që punojnë në fasoneri. Ky sektor ka qenë një nga vatrat të më rrezikshme, në kohën kur vendi ynë sapo kishte nisur luftën me këtë virus. Disa fasoneri në Krujë, u bënë epiqendra të virusit duke infektuar dhjetëra persona.

Nisur nga kjo, Rama tha se shumë shpejt do të nisë edhe vaksinimi i tyre.

“Sapo të mbarojmë me vaksinimin për moshën 70-vjeç e lartë, do zbresim poshtë dhe të parët që do vaksinojmë do jenë të gjitha gratë dhe vajzat e fasonerive, burrat kismet”, tha Rama, teksa ishte në një fasoneri në Shkodër.

Aktualisht vijon procesi i të vaksinimi në të gjithë vendin, ku deri më tani janë vaksinuar 100 mijë persona. Autoritetet qeveritare kanë bërë me dije se objektivi është që brenda majit të jenë vaksinuar gjysmë milioni shqiptarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *