FOTO/I dërgon fanellën si dhuratë, Benzema surprizon 100-vjeçaren

Karim Benzema ka surprizuar një të moshuar, duke i bërë dhuratë fanellën e tij. Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, është bërë protagonist në Spanjë teksa ka menduar të surprizojë një të moshuar 100-vjeçare. Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Francezi Benzema i ka pëcjellë edhe një videomesazh të moshuarës.

“Përshëndetje Viktoria, shpresoj të jesh mirë! Të uroj gjithë të mirat dhe të përqafoj. Shihemi së shpejti”, ishin fjalët e 33-vjeçarit drejtuar të moshuarës. Kjo dhuratë speciale ka marrë vemendjen e familjarëve të të moshuarës.

Nipi i të moshuarës, me anë të një postimi në Twitter, është shprehur i lumtur për këtë gjest. “Nuk besoj se do të kishte një dhuratë tjetër që ta lumturonte kaq shumë. Ajo ndihet si adoleshente, ishte një përpjekje e bukur nga Benzema dhe klubi i Realit”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *