‘Nuk matet politika me vizat në pasaportë, por me vota’

Nga Ylli Manjani

Po pajtohem për një moment me tezën budallaqe që “PD paska më shumë nevojë për Amerikën, sesa për votuesit shqiptarë”.

Po pajtohem, në të njëjtin moment, edhe me idenë se Berisha po nxit PD drejt anti-amerikanizmit.

Prapë më ngec arsyetimi tek fakti që Lulzim Basha, e ka harruar të vajtmen në Amerikë. Ka anonçuar dy herë në publik se do kishte vizita në Amerikë, por nuk shkoi në asnjërën…

Amerika mbështeti ngritjen e një akuze konkrete, të vetmen të tillë për Lulzim Bashën. Dhe ç’akuzë pa, marrje financimesh ruse. Pu pu pu pu.

Nga ana tjetër Amerika po të kishte ndonjë llaf për t’i thënë PD-së, ishte momenti i djegies së mandateve. Por nuk ja tha, se NUK KA Ç’TI THOTË një partie të tërë!!!

Pra sipas të njëjtës logjikë që përdoret për Berishën të dalë në pension prej 8 vitesh, del se as Basha nuk na qenka Amerikani i duhur në krye të PD!

Të paktën deri tani ka dështuar të na tregojë se është mbajtës i një vize amerikane të vlefshme në njërën prej pasaportave të Tij.

Ja pra që nuk është argument “anti-amerikanizmi”. Nuk matet politika me vizat në pasaportë, por me vota.

Pa llogaritur këtu faktet që të gjithë non-gratat e Amerikës ia panë hajrin sepse iu shtohen mandatet…

Më vjen keq të shoh disa njerëz, për të cilët kam respekt, të bëhen zëdhënës të budallëkut, që vetëm e ruan moçalin politik të pa prekur…

E vetmja e mirë e artikulimit të kësaj teze është se nuk e mbron, por e nxjerr edhe më zbuluar Lulin…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *