“Mos bërtit do të vrasim”, grabitet banesa e të moshuarës në Vlorë: Më lidhën këmbë e duar

Një 85-vjeçare ka rënë pre e dhunës mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Referuar dëshmisë së 85-vjeçares e cila jeton e vetme në Nartë, 2 persona kanë hyrë në banesë ku i kanë lidhur duart dhe gojën i kanë vendosur jorgan në kokë dhe i kanë kontrolluar trupin dhe më pas banesën. Autorët kanë arritur të marrin 2 mijë lekë të cilat i kishte në shtëpi.

‘Unë sa u futa këtu, po kush është mos bërtit më thanë se do të vrasim. Këtu më mbajtën lidhur duart, këmbën gojën.’- shprehet e moshuara.

Kjo nuk është hera e parë që vidhen banesat në Nartë. Edhe më herët janë raportuar shumë raste, ku të moshuarit në këtë fshat kanë rënë herë pas here pre e grabitjes.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *