Zhvillime të rëndësishme nga dosja e atentatit të prokurorit Arjan Ndoja

Zhvillime të rëndësishme kanë ndodhur sa i përket çështjes së atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Pas më shumë se 1 viti nga atentati ndaj prokurorit të Durrësit. Dosja kundër dy të pandehurve ka kaluar për gjykim në Gjykatën e Posaçme. Të pandehurit janë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj.

Ato akuzohen për 6 vepra penale, më konkretisht për vrasje të funksionarëve publikë, në dëm të Arjan Ndojës, vrasje në rrethana cilësuese ku humbi jetën Andi Maloku dhe e mbetur në tentativë kundër Aleksandër Lahos. Ndër të tjera ata akuzohen dhe për mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, grup i strukturuar kriminal si dhe për vjedhje.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit. Ditën e ngjarjes Prokurori Ndoja ishte në automjet me një person të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili ndërroi jetë nga plumbat e marra.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *