Mira Rakacolli: Jemi në ankth për dy javët e ardhshme, të shtruarit në spitale janë në gjendje të rëndë

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, është shprehur tejet e shqetësuar në lidhje me situatën me pandeminë në vend, kjo për shkak të shkeljeve të vazhdueshme gjatë fushatës dhe zgjedhjeve.

Mira Rakacolli, në një intervistë në “A2”, u shpreh se pritet një shtim i rasteve të reja në dy javët e ardhshme.

“Jemi në ankth sesi situata do të shkojë në dy javët e ardhshme, pasi pritet të reflektojnë moszbatimin e masave, siç duhet gjatë tubimeve të disa subjekteve politike”, u shpreh Rakacolli.

Rakacolli zbuloi se shumë prej të shtruarve, aktualisht janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Nuk kemi shumë pacientë në spital, por ka shumë raste që ndodhen në gjendje të rëndë. Vdekjet nuk janë në shifrat që kanë qenë më parë, por po ta krahasosh me numrin në spital, diferenca nuk është aq e madhe”, tha Rakacolli.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *