Maqedonia e Veriut e gjunjëzuar nga koronavirusi, 37 viktima në 24 orët e fundit

Pandemia vijon të gjunjëzojë Maqedoninë e Veriut. Situata nuk ka njohur aspak përmirësime, e ndërsa infektimet po rriten me shifra marramendëse.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 37 persona, ndërsa 365 raste rezultuan pozitive nga 2820 testime të kryera.

Me bilancin e sotëm, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 152.367, prej të cilëve 132.765 janë shëruar, ndërsa 4.855 kanë ndërruar jetë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *