“Më kapi paniku dhe aritmia e zemrës”/ Këngëtari i njohur rrëfen momentin e vështirë në skenë

Së fundmi, këngëtari i njohur Erik Lloshi, ka qenë i ftuar në programin “Rudina”, ku ka folur për profesionin e tij. Ai foli për pjesëmarrjen e tij në “Kënga Magjike”, duke rrëfyer kështu edhe një moment të sikletshëm.

Ai ka treguar se kur ka performuar në skenë, është frikësuar teksa ndodhej te shkallët pa mbajtëse. Këngëtari gjithashtu zbuloi se ka fobi nga lartësitë.

“Sa herë e kujtoj, djersë të ftohta më shkojnë edhe tani. Është një histori që shumë pak veta mund ta finalizojnë një 3 minutësh, të cilat të duken si 3 vjet. Si një moment që nuk mbaron kurrë! Unë kam një fobi ndaj lartësive dhe në momentin që po diskutoja me producentin e ‘Këngës Magjike’ që do zbrisnim nga shkallët, mua që aty më kapi paniku, se shkallët nuk kishin mbajtëse. Duke zbritur në momentin që njofton Arditi që ishte live, pa regjistrim në ‘Pallatin e Kongreseve’, mua më kapi paniku dhe aritmia e zemrës dhe kur kam zbritur poshtë, i thashë Anxhelës që unë nuk shikoj. Kjo nuk është në ‘YouTube’, se kanë qenë momente jo të mira të miat. Edhe në ‘Pallatin e Kongreseve’ e kanë vënë re të gjithë. Në atë moment mu errësuan sytë, më bie tensioni. Anxhela donte ta ndërpriste këngën. Unë i thashë vazhdojmë, nëse do e lë frymën e fundit le ta lë në skenë. Po nuk e ndalova këngën”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *