Video/ I shpallur në kërkim nga Gjermani për trafik droge, arrestohet rusi në Durrës

Arrestohet  një tjetër shtetas i huaj i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Policia e Durrësit ka mundur të prangosë një rus 28-vjeçar, pasi autoritetet gjermane kishin lëshuar një urdhër arresti për të.

U mësua se ndaj 28-vjeçarit Gjykata e Kempten, në Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.

Gjithashtu në njoftim thuhet se i riu, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni, nga FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, Interpol Tirana dhe Interpol Wiesbaden,Gjermani.
Kapet në Durrës, një shtetas rus i shumëkërkuar nga drejtësia gjermane, për trafikim të narkotikëve.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, falë edhe shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit me homologët gjermanë, FAST Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës dhe Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Kempten”.
Si rezultat i këtij operacioni, në ambientet e një hoteli në rrethrrotullimin e Durrësit, u arrestua nga FAST Albania, shtetasi D. B., 28 vjeç, lindur në Rusi dhe rezident në Gjermani.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, pasi Gjykata e Kempten, Bavari, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal gjerman.
28-vjeçari, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, shqiptarë dhe gjermanë, ka trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike kanabis dhe kokainë, nga Spanja dhe Shqipëria drejt Gjermanisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden,Gjermani, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *