Me aplikacionin ‘Priza.al’ energjinë e lajmit do ta keni me një klik!

Duke nisur nga dita e sotme ‘Priza.al’ do të mund ta gjeni në Apple Store dhe Play Store. Aplikacioni bashkëkohor dhe praktik tashmë është i aksesueshëm nga të gjithë, ku do të mund të gjeni të gjitha investigimet dhe lajmet e ‘Priza.al’.

Ju mund ta shkarkoni në celularët tuaj, tabletët dhe kompjuterët. Pasi e instaloni, vendosni të dhënat tuaja për tu regjistruar, dhe do të keni mundësinë të përzgjidhni kategoritë e lajmeve që doni të shihni. Aplikacioni është i ndarë në disa kategori të ndryshme, ku do të gjeni informacione nga Vendi, Kosova, Rajoni, Bota, etj. Ka opsionin lexim i shpejtë, ku me një rreshkitje të gishtit shkon nga një lajm në tjetrin dhe lexon përmbledhjen e lajmit.

Përdoruesi mund të vendosë vetë të ndryshojë madhësinë e tekstit dhe mund të zgjedhë nje ndërfaqe grafike sipas dëshirës. Aplikacioni vjen në dy gjuhë, shqip dhe anglisht.

Lexuesit mund të zgjedhin ‘push notifications’, për të marrë njoftimet e lajmeve në kohë reale. Shikim të kendshëm.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *