Transferimet e bujshme/ Këto janë legjendat e futbollit që do të vendosin për të ardhmen e tyre pas ‘Euro 2020’

Teksa po zhvillohet kampionati i ‘Euro 2020’, çdo transferim midis klubeve vendase nuk ka gjasa të ndodhë pasi lojtarët janë të fokusuar në ndeshjet me ekipet e tyre kombëtare.

Sidoqoftë, me kalimin e ditëve dhe largimin e shumë ekipeve nga gara, transferimet me shumë gjasa do të nisin javët e ardhshme. Më poshtë po ju sjellim disa futbollistë të cilët pritet të ndërrojnë skuadër në përfundim të ‘Euro 2020’.

Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo celebrates a goal for Portugal

Talenti portugez pritet të largohet nga Juventusi këtë verë, teksa Paris Saint-Germain dhe Manchester United kanë shfaqur interes për 36-vjeçarin. Juventusi nuk ka qenë në formën e tij më të mirë, pasi ka humbur titullin në Serie A për herë të parë në nëntë vite. Nga ana tjetër, Ronaldo do të kërkojë për mundësitë që do t’i sigurojnë atij fitoren e Champions League, dhe nëse vazhdon të luajë me Juventusin do ta ketë të vështirë ta arrijë.

Harry Kane

Harry Kane in training with England

Harry Kane mund të ndërrojë skuadër pas më shumë se një dekade që luajti te Tottenham Hotspur. Ai e ka bërë të qartë dëshirën e tij për tu larguar nga ekipi.
Tottenham është përballur me një verë të ‘trazuar’ nga vështirësitë në menaxhim dhe me largimin e trajnerëve Antonio Conte dhe Paulo Fonseca. Kapiteni i Anglisë gjithashtu nuk ka arritur të sigurojë një trofe me këtë ekip. A do t’i bashkohet Harry Kane Manchester United këtë verë? Kjo mbetet për tu parë.

Jadon Sancho

Jadon Sancho is yet to start a game at Euro 2020

Saga e gjatë e transferimeve te Manchester United, që përfshin dhe Jadon Sancho pritet të përfundojë pas Euro-s. Klubi Old Trafford ka qenë në negociata me Borussia Dortmund për një kohë të gjatë, dhe raportet e fundit treguan për një marrëveshje me vlerë 85 milion eurosh, me shtesa të paguara nga United. Sancho aktualisht është në përbërjen e Anglise, duke u përgatitur për ‘Euro 2020’ dhe çdo transferim pritet të ndodhë pas pjesëmarrjes në Euro të Anglisë.

Gareth Bale

Gareth Bale helped Wales reach the knockout stages of Euro 2020 but they were knocked out by Denmark in the last-16

Gareth Bale prej kohësh flitet për një largim nga Real Madridi. Anësori nga Uellsi duket se nuk ka gjasa të qëndrojë në skuadër, pavarësisht rikthimit të Carlo Ancelotti-t. Pas eleminimit të Uellsit nga turneu dje, një transferim i Bale-s pritet të kryhet shumë shpejt.

Jack Grealish

Jack Grealish shakes hands with Gareth Southgate

Pritej që Jack Grealish të qëndronte te Aston Villa sezonin e ardhshëm, por raportet e fundit tregojnë që po diskutohet për një lëvizje me vlerë 100 milion paundë te Manchester City. Grealish ka qenë një lojtar që ka ngjallur interes për City-n dhe rivalët e tyre Manchester United pasi forma e tij gjatë dy sezoneve të fundit ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Ben White

Ben White: Gareth Southgate to appoint Brighton defender to England's  provisional squad for Euro 2020 | Football news - Insider Voice

Ben White pritet të largohet nga Brighton te Arsenali me një lëvizje prej 50 milion £.

/Përshtati:Priza.al/Burimi:DailyStar

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *