Mali i Zi/ Milatoviç: Bëhemi anëtarë të BE për 5 vite

Presidenti i ri i Malit të Zi, Jakov Milatoviç ka deklaruar se anëtarësimi i plotë në BE është prioriteti më i lartë për vendin.

“Unë vërtet besoj se kemi momentumin për të kapur ‘trenin e fundit’ dhe për t’u bërë anëtare e BE-së në pesë vitet e ardhshme. Deri tani negociatat ishin pro forma, ai proces shkonte me ritmin e “kërmillit”, pikërisht për shkak të mungesës së vullnetit politik në periudhën e mëparshme. Nuk ka pasur reforma thelbësore që janë të nevojshme në rrugën e integrimit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit” – tha Milatoviç në një intervistë.

Ai beson se anëtarësimi i Malit të Zi është një mënyrë e mirë për BE-në për të treguar se politika e zgjerimit është ende e gjallë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *