Kosovë/ Kamioni merr përpara dy makina, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në udhëkryqin e Komoranit në Kosovë. Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një kamion, ndërkohë që dy persona janë plagosur. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit të rëndë, por në vendngjarje ka shkuar policia së bashku me grupin hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Sot rreth orës 08:00 të në rrugën nacionale Prishtinë – Pejë, në Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, ku janë përfshirë tri automjete, prej tyre një kamion dhe dy vetura. Bazuar në informacionet fillestare nga njësitet policore në terren, dyshohet se dy persona kanë pësuar lëndime. Në vendngjarje njësitet relevante policore janë duke u marrë me rastin.”

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *