Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një dramë që ka përjetuar në familjen e tij, ku iu është shkrumbuar banesa gjatë natës së sotme.
Ish-deputeti falenderon zjarrfikësit e Milanos për reagimin e tyre të menjëhershëm, që sipas tij shmangën një tragjedi që mund të ndodhte në familjen e tij.
“Dua të falenderoj zotin pasi mund të ishte ndryshe dita sot, pas një zjarri të bëftë në mesnatë! Falenderoj përzemërsisht zjarrëfikësit e Milanos ku arritën të shmangin një tragjedi me shërbimin e tyre të menjëhershëm! Për fat të mirë dëmet ishin vetëm materiale!”, shkruan Ndocaj në reagimin e tij në rrjetet sociale.
Prej disa vitesh ish-deputeti jeton mes Shqipërisë dhe Italisë, ku ka edhe familjen e tij si dhe aktivitetin e biznesit.