Lufta Izrael-Palestinë/Goditje raketash pranë Ambasadës Shqiptare

Luftimet mes palestinezëve dhe izraelitëve janë nxehur edhe më shumë. Tashmë bombardimet nga të dyja palët po prekin edhe selitë e huaja diplomatike. Ambasada shqiptare në Izrael, njofton se ka pasur goditje raketash pranë zyrave të saj.

Ka qënë Ambasada Austriake e cila shkruante në Twitter se një goditje me raketë ka qenë shumë pranë godinës së tyre, dhe të njëjtin fat duket se ka pasur dhe Ambasada Shqiptare në Izraelin qendror.

Ambasada ka bërë të ditur se është dëgjuar një breshëri goditjesh.

“Goditje raketash në Ramat Gan, pranë Ambasadës Shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror. Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael.

Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen, dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”, shkruan Ambasada Shqiptare në “Twitter” teksa shpërndan postimin e Ambasadës Austriake.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *