Po ecte me biçikletë, u zu poshtë kamionit në Tiranë. 62-vjeçari vdes në spital

Një 62-vjeçar i cili mbeti i plagosur dje në Tiranë si pasojë e një aksidenti, për fat të keq nuk ia ka dalë dot mbanë.

Ai ka ndërruar jetë në spital. Ngjarja e rëndë u regjistrua në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ku 62-vjeçari, i cili po lëvizte me biçikletë, u përplas nga një kamion që drejtohej nga një 37-vjeçar me inicialet E.G.

Ai u zu poshtë nga kamioni, që i dëmtoi këmbët, ndërsa nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia ka arrestuar shoferin e kamionit, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *