Lefter Kokës nuk i del inati: Tramvaja e shpifjeve, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Lefter Koka, kandidati për deputet nën siglën e PS-së në Durrës, ka siguruar votat e mjaftueshme për t’u futur në Kuvend. Më parë ka qenë deputet i LSI-së në qarkun e Durrësit, por në zgjedhjet e 25 prillit iu bashkua projektit të PS-së. Gjatë fushatës elektorale, ai ka qenë më i sulmuari jo vetëm nga LSI-ja, por edhe nga presidenti Ilir Meta. E teksa Koka tashmë ka marrë mbështetjen e qytetarëve, ai nuk ka nguruar të shprehë falenderimet, e njëkohësisht të hedhë edhe thumbat e radhës.

Ai nuk pranoi të dorëzonte mandatin e deputetit të LSI-së, ku opozita dogji mandatet. Kjo bëri që ta cilësonte të gabuar një vendim të tillë, dhe më pas ai të bashkohej me PS-në. Këtu fillojnë edhe sulmet, e ndërsa tashmë historia ka marrë një tjetër rrjedhë. Lefter Koka shpreh mirënjohjen ndaj të gjithë qytetarëve të cilët besuan tek vizioni i PS-së dhe emrit të tij. Dhe kjo votë, sipas tij, do të shpërblehet me punë në të mirë të vendit. Lidhur akuzave të vazhdueshme në adresë të tij, ai thotë se ‘tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!’.

Statusi

FALEMINDERIT!

Nuk gjej dot fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen ndaj bashkëqytetarëve e mi, që besuan te vizioni i Partisë Socialiste dhe emrit tim, por garantoj se do të shpërblehet me punë, punë dhe vetëm punë në të mirë të qytetit dhe vendit tonë!

Tramvaja e shpifjeve, e mllefit të shfrenuar, gjuha e urrejtjes, e mori përgjigjen në Durrës dhe gjithë Shqipërinë!

Faleminderit strukturave të PS në Durrës, ekipit të vajzave dhe djemve që trokitën në çdo derë dhe zemër të qytetarëve, për t’i ftuar të bëheshin pjesë e vizionit të zhvillimit!

Besimi i gjithsecilit prej jush më vendos përpara përgjegjësisë së madhe për të shërbyer me devotshmëri, përkushtim dhe për të qenë zëri juaj i fuqishëm në Parlament!

Koha që të shohim drejt të ardhmes, për Shqipërinë të ardhmen tonë!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *