Dua Lipa nuk di të ndalet, korr suksesin e radhës (FOTO)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po korr suksese të njëpasnjëshme. Ajo është këngëtarja e tretë më e dëgjuar në Spotify të gjithë botën, duke lënë pas emra të njohur të muzikës. Suksesi i radhës i Duas është nominimi në katër kategori në ‘Billboard Music Awards 2021’.

“100 artistët më të mirë”.
“Kënga më e mirë radio”.
“Artistja me këngën më të mirë në radio”.
“Artistja më e mirë femër”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i saj, Dukagjin Lipa. Së fundmi, Dua ka marrë pjesë në eventin për të mbledhur para për fondacionin e Elton John që ndihmon të prekurit nga SIDA.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, Dua tregoi se mbrëmja e bamirësisë tashmë ka mbledhur 3 milionë dollarë për të luftuar HIV/SIDA.

“EJAF mblodhi 3 milionë dollarë për të luftuar HIV / AIDS faleminderit të gjithëve që më ndoqët!”, shkroi Dua krahas fotove.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *