Bum turistësh nga Kosova drejt Shqipërisë, radha në Vërmicë-Morinë deri në 70 metra

Tashmë çdo fundjavë, turistët nga Kosova kalojnë fundjavën në Shqipëri. Pak javë më parë, vërshimi ishte i madh, kjo edhe për shkak të masave izoluese të pandemisë në Kosovë.

Duke iu referuar mediave kosovare, radhë deri në 70 metra janë krijuar në dalje të pikës kufitare të Vërmicës për në Morinë. Disa prej shkaqeve që mund të kenë sjellë këtë dyndje turistësh janë fundjava, temperaturat e larta dhe festa e ‘1 Majit’.

Turistët nga Kosova kanë vërshuar drejtë Shqipërisë për të kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar, dhe bëhet fjalë për mijëra makina dhe mijëra qytetarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *