Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet fotografohen së bashku

Publikohen fotot e Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet për herë të parë bashkë që kur romanca e tyre nisi.c

25-vjeçarja e “Keeping Up With The Kardashians” u fotografua së fundmi në shtëpinë e aktorit 27-vjeçar të nominuar për Oscar në Beverly Hills.

Sipas burimeve, Kylie ka kaluar shumë kohë në residencë. Të dy u panë duke pushuar dhe relaksuar përreth ambienteve teksa po shijonin shëtitjet romantike në kopësht.

Kylie tashmë duket se është prezantuar me familjen e Timothée, pasi ajo u pa duke u shoqëruar me motrën e tij aktoren 31-vjeçare Pauline Chalamet.

Burimi për “ET” vuri në dukje se “Timothée është gjithashtu mik me Kendall, kështu që ka qenë e lehtë për Kylie ta integrojë atë në jetën e saj“.

Një burim tjetër tha se Travis Scott, ish-i i Kylie dhe babai i dy fëmijëve të saj, “nuk është i emocionuar që Kylie të ecë përpara e të krijojë lidhje.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *