“Ndihem si Supermen” Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të tërhiqet

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli dhe pavarësisht se kohët e fundit i ka vuajtur shumë dëmtimet, ai është i bindur se do ta kalojë këtë moment të vështirë dhe do të rikthehet sepse ka ende shumë për të dhënë.

Sulmuesi suedez ka folur në lidhje me momentin që po kalon duke pranuar se është shumë e vështirë që të qëndrojë në të tillë situatë pasi është mësuar gjithmonë aktiv, por shton se nuk ka ndërmned të tërhiqet.

“Jam mirë, kam punuar këtë vit por kam punuar edhe vitin e shkuar. Por, në momentin që u dëmtova skuadra kishte shumë nevojë dhe kur do të bësh diçka që di ta bësh shumë mirë dhe nuk ke mundësi, atëherë ndihesh keq. Do të kthehem sërish për futbollin, për atë në të cilën jam numri 1. Gjithmonë kur kthehem ndihem si një Supermen.

Nuk do të largohem, kam edhe shumë për të dhënë dhe dua ta shijoj duke luajtur futboll. Mendoj se do të vazhdoj të luaj por në jetë duhet të kesh ekuilibra dhe qetësi. Jemi si një bombë dhe bombat shpërthejnë”, u shpreh Ibrahimoviç./PanoramaSport

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *