Kush është 41-vjeçari që u gjet i mbytur në liqenin e Belshit

Një 41-vjeçar është gjetur i mbytur ditën e sotme. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në liqenin e Belshit. Ende nuk dihen detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë

Sipas informacioneve paraprake mësohet se është nxjerrë trupi i pajetë i 41-vjeçarit. Viktima është identifikuar Fiqiri Xhaja, i cili dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar nga alkooli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:30, është marrë njoftim se dyshohej se një shtetas ishte mbytur në liqenin e Belshit.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, dhe në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen nga ky liqen, të trupit të pajetë të shtetasit F. Xh., 41 vjeç, i cili sipas deklarimeve të familjarëve, vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *