Britania në ‘luftë’ me emigrantët, pritet tërheqja nga Konventa e të Drejtave të Njeriut

Britania mund të largohet nga Konventa e Të Drejtave të Njeriut nëse nuk do të ndihmohet në trajtimin e problemit të emigrantëve, që mbërrijnë me varka përmes kanalit ‘La Mansh’.

Robert Jenrick, ministri i imigracionit, tha se qeveria do të bënte “çfarëdo që kërkohet”, edhe nëse kjo do të nënkuptonte tërheqjen nga GJEDNJ, traktati 70-vjeçar pan-evropian që mbron të drejtat e njeriut dhe liritë politike në kontinent.

Komentet e tij janë një përshkallëzim i deklaratave të mëparshme të qeverisë se largimi nga GJEDNJ nuk ishte një hap i menjëhershëm që do të ndërmerrte.

Prej muajsh qeveria britanike i ka shpallur ‘luftë’ emigrantëve që kalojnë përmes kanalit të ‘La Manshit’ me varka të vogla.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *