Rikthehet COVID-19/ Gjatë fundjavës u shtruan në spital fëmijë të infektuar

Shumë fëmijë janë prekur nga virozat këto ditë, kryesisht për shkak të konsumimit të ushqimit të papërpunuar. Ka fluks fëmijësh në spital, ku krahas virozave të shumta, janë konfirmuar raste të fëmijëve të prekur me Covid me temperaturë që i mban 3 ditë. Zakonisht virusi është marrë nga familjarët, ose nga kontakti i fëmijëve nëpër institucione si kopshte dhe çerdhe, të cilat janë të hapura edhe në këto ditë gushti.

Shefja e shërbimit të sëmundjeve infektive në spitalin pediatrik, konfirmon se ka pasur edhe raste të fëmijëve të infektuar me Covid të cilët janë shtruar në spital. Janë dy dhoma të vëna në dispozicion por gjatë fundjavës ka pasur raste në rritje.

Ndërkohë, vërehet një kthim të valës së Covidit, por nuk ka vend për alarm. Edhe në vendet e tjera është vënë re një rritje e numrit të të infektuarve, për shkak të turizmit dhe lëvizjeve të shumta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *