‘Këta s’janë njerëz’, Iliri shpërthen i revoltuar ndaj banorëve të shtëpisë së Big Brother

Iliri nuk ka nguruar të tregojë pakënaqësitë e tij ndaj banorëve të tjerë të Big Brother VIP gjatë një bisede me Sabianin. Ai është shprehur se në shtëpi sheh gogola, duke iu referuar banorëve dhe shtoi se ata nuk janë njerëz.

Pjesë nga biseda:

Sabiani: Si në target.

Iliri: Traget e ?! as në peshkim nuk fle kështu. Po në peshkim të paktën dëgjon  detin, dëgjon gjëra të bukura, dëgjon valët, merr ajër të pastër, shikon gjëra të bukura. Këtu sheh gogola e vëlla. Po kemi qenë yjet e botës, artistët më të mëdhenj… kur s’janë njerëz ça…për ça po flasim. S’janë njerëz, nuk janë njerëz. Bhoo, mua po më iku ajo, s’ka Zot të më mbaj mua Sabi, filloj nxjerr shpatën dhe ça të jetë. Unë po mbahem se s’dua… se nuk ja vlen, ça do flasësh me këta?! Merr vesh ti ça… ai ka probleme, ky ka probleme.

Kujtojmë që gjatë javës së kaluar Iliri dhe Sabiani patën disa mosmarrëveshje për shkak të lojës në çift. Gjatë spektaklit, Sabiani sqaroi se do të donte të luante vetëm, pasi ndihej gjatë gjithë kohës në siklet nëse Ilirit do t’i mbetej hatri nëse ai rrinte me Donaldin, apo banorë të tjerë me të cilët Iliri nuk shkon mirë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *