​Ish-oficeri rus: Rusia tashmë ka humbur!

“Forcat e presidentit rus Vladimir Putin mund të kenë humbur tashmë një betejë kyçe në Ukrainë” – u shpreh ditën e sotme një ish-komandant ushtarak rus. Luftimet mbeten të përqendruara në Ukrainën juglindore dhe në qytetin e Bakhmut, i cili ka qenë skena e disa prej betejave më intensive të luftës për muaj të tërë.

Trupat ruse në rajon udhëhiqen nga grupi Wagner, një forcë ushtarake private e themeluar nga aleati i Putinit, Yevgeny Prigozhin, i akuzuar gjerësisht për abuzime të rënda të të drejtave të njeriut dhe sulme ndaj civilëve.

Megjithatë, edhe një fitore taktike në Bakhmut mund të mos e kthejë rrjedhën e luftës në favor të Kremlinit, tha Igor Girkin, një ish-komandant rus i njohur për rolin e tij në operacionin rus të vitit 2014 në Krime dhe rolin që luajti në rrëzimin e avionin e pasagjerëve të Malaysia Airlines. Girkin, i njohur gjithashtu si Strelkov, shkroi në Telegram se trupat e Putinit kishin humbur tashmë në një kuptim strategjik.

Girkin tha se një fitore ruse në Bakhmut ishte ende “shumë larg” dhe parashikoi se lufta do të zgjaste të paktën një muaj tjetër. Edhe nëse Rusia arrin një fitore taktike, tha ai, do të ishte një humbje strategjike, sepse burimet e shpenzuara do të kishin më shumë vlerë për objektivat e tjerë në Ukrainë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *