Ja cila është pasaporta më e rrallë në botë që vetëm 500 persona e kanë

Urdhri i Maltës, një institucion ose rend katolik romak, është shtëpia e pasaportës më të rrallë në botë. Ajo mbahet nga jo më shumë se 500 njerëz në botë dhe ka një rëndësi të madhe. Institucioni punon me moton “Mbrojtja e besimit (katolik) dhe ndihma për të varfrit”.

Sipas Urdhrit Sovran të Maltës, këto pasaporta të veçanta diplomatike u jepen vetëm “anëtarëve të Këshillit Sovran (qeverisë), krerëve dhe anëtarëve të misioneve të tij diplomatike (si dhe bashkëshortes së tyre dhe fëmijëve të mitur), dhe me shumë pak përjashtime për figura të larta të ngarkuara me një mision special brenda Urdhrit të Maltës”.

Urdhri është aktiv në rreth 120 vende, ku ndihmon për t’u kujdesur për njerëzit në nevojë përmes përpjekjeve të tij mjekësore, sociale dhe humanitare.

Pasaporta mbetet e lidhur rreptësisht me kohëzgjatjen e detyrës sipas vendimit të Urdhrit, dhe për këtë arsye, mbetet aktive vetëm për 4 vjet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *