Brazil, mbështetësit e ish-presidentit Bolsonaro pushtojnë Kongresin; rrethohet pallati presidencial

Në Brazil, mbështetësit e ish-presidentit të ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, pushtuan të dielën Gjykatën e Lartë, ndërtesën e Kongresit dhe rrethuan pallatin presidencial në Brasilia, sipas disa imazheve televizive. Mijëra protestues hynë brenda ndërtesave qeveritare dhe thyen mobiljet brenda Gjykatës së Lartë dhe Kongresit.

Shumë prej protestuesve kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve të 30 tetorit, gjatë të cilave Luiz Inacio Lula da Silva mundi kundështarin e tij Bolsonaro. Ish-presidenti e ka vënë në dyshim në mënyrë të vazhdueshme rezultatin e zgjedhjeve, por pa ofruar prova. Po kështu ai hodhi dyshime mbi besueshmërinë e sistemit elektronik të votimit të vendit dhe shumë nga mbështetësit e tij të fortë e besojnë atë.

Bolsonaro u largua nga Brazili për në Florida, 48 orë para përfundimit të mandatit të tij.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *