Ironizon Zenelaj: Patronazhistja Elona më njihte më mirë se gruaja ime

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke përmendur me emër dikë, që sipas tij, e ka ndjekur atë aq në detaje duke bërë një përshkrim se cilat janë bindjet partiake të tij.

Bëhet fjalë për patronazhisten e cila quhet Elona, e cila duket se e ka ndjekur hap pas hapi aktorin, për të bërë raportimin. Ai tha madje me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një rezyme të tillë. Këto detaje ai i ka ndarë në MCN.

“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm. Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek”, tha më tej aktori i mirënjohur i skenës shqiptare.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *