Zgjedhjet presidenciale në Turqi, numërohen 66 % e votave, ja kush kryeson

Ditën e sotme në Turqi është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve presicenciale. Sipas mediave të huaja, nga 66.65 % të votave të numëruara deri më tani, Erdogan është përpara me 54.78 %, ndërsa Kilindaroglu merr 45.22 % të votave.

Kujtojmë se turqit votuan edhe për Asamblenë Kombëtare në raundin e parë më 14 maj. Partia e Erdoganit ka një shumicë komode në organin prej 600 vendesh.

Vendet ndahen si më poshtë:

323 për nacionalistët AKP dhe MHP të Erdoganit

212 për Republikanët (CHP) dhe Partia e Mirë e Meral Aksener

65 vende për partitë më të vogla të majta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *