Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan-qytetarëve: Mbroni kutitë e votimit

Rexhep Taip Erdogan ka falënderuar ekipin e tij të fushatës për kohën dhe punën e tyre, teksa u kërkoi qytetarëve të mbrojnë kutitë e votimit.

“Dëshiroj të falënderoj secilin nga kolegët e mi që kanë punuar me përkushtim në kutitë e votimit që nga orët e para të mëngjesit. Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi të mbrojnë kutitë e votimit deri në përfundimin e rezultateve. Tani është koha për të mbrojtur vullnetin e kombit tonë deri në momentin e fundit!”, shkruan ai. 

Qytetarët turk votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Votimi ka përfunduar rreth orës 17:00 me orën lokale, ndërkohë, ka nisur procesi i numërimit. Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake pritet të vijnë brenda disa orësh. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *