Goditet grupi kriminal i shitjes së kanabisit, 4 në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vëzhgimi”, pas një hetimi dymujor, me metoda proaktive, për dokumentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një grup kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Kapen dhe vihen në pranga 4 pjesëtarë të këtij grupi kriminal.

Gjenden dhe sekuestrohen sasi lënde narkotike cannabis sativa, armë të ftohta dhe municion luftarak.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për disa shtetas që vepronin në kuadrin e grupit kriminal, për të shitur doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qarkut, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Berat dhe ata të Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë iniciuar një procedim penal në Prokurorinë e Beratit, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale.

Si rezultat i një hetimi dymujor, me metoda proaktive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vëzhgimi”, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit përkatësisht, 23 vjeç,  26 vjeç dhe 18 vjeç, të tre banues në Kuçovë, si dhe nje 19 vjeçar, banues në Berat.

Nga provat e siguruara nga ky operacion, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj këtyre shtetasve, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se vepronin në kuadrin e një grupi kriminal që merrej me shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, në zona të ndryshme të qyteteve Berat dhe Kuçovë.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetet e këtyre shtetasve, u gjetën sasi lënde narkotike cannabis sativa, 3 armë të ftohta (2 thika dhe 1 përforcues grushti) dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore me qëllim identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *