Rrezikuan jetën e pushuesve! Bllokohen 8 mjete lundruese

Pak para nisjes së sezonit turistik, policia kufitare ka shtuar kontrollet intensive ndaj mjeteve lundruese në zonat bregdetare nga Saranda e deri në Shëngjin për të rritur sigurinë detare dhe zbatimin rregullave të lundrimit, nga drejtuesit e mjeteve lundruese.

Së fundmi, përgjatë vijës bregdetare nga Saranda deri në Shëngjin, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete lundruese, kryesisht mjete lundrimi për argëtim.

Konkretisht në zonën “Shkëmbi i Kavajës” dhe në Dhërmi, u bllokuan 2 mjete lundruese argëtimi “Jet Ski”, drejtuesit e të cilave cenonin sigurinë e pushuesve për shkak se kryenin manovra të rrezikshme, jashtë perimetrit të përcaktuar për këto mjete.

Ndërsa 6 mjete të tjera, 3 “Jet Ski”, 2 gomone dhe 1 Skaf, u bllokuan pasi u konstatuan duke lundruar në cenim të ligjit dhe rregullave të lundrimit.

Ndëshkohen me masa administrative nga 10 mijë  dhe 100 mijë  lekë të rinj, drejtuesit e tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *