Braçe kritika për punën e Krifcës: Rishikoje detyrën që ke!

Deputeti socialist Erion Braçe foli në Kuvend për çështje që lidhen me bujqësinë. Në fjalën e tij ai tha se mbetet ende një problematikë infektimi i tokave bujqësore në Myzeqe, që ndonëse ai e ka ngritur si shqetësim që në muajin shkurt, Ministria e Bujqësisë nuk ka marrë asnjë masë.

Braçe tha se ka kuptuar sa e parëndësishme është që të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, kur shkon në terren dhe sheh që ministria s’ka marrë asnjë masë. Ai u shpreh se Krifca ka ende kohë që të shohë veten në raport me detyrën.

“E dyta që kam si shqetësim është me një fakt të rëndësishëm që ka të bëjë me infektimin e tokave bujqësore në Myzeqe. Edhe këtë vit nuk po e lejojnë bujqit që të merren me një cikël tjetër për shkak të karkalecit të tokës. E mbjell sot bimën, e ha karkaleci nesër. Kaq e rëndë është gjendja. Fola në Kuvend që në muajin shkurt që ministria përgjegjëse të merrte masa dhe sot e konfirmova se sa e parëndësishme është të jesh deputet dhe të merresh me hallet e njerëzve, sa të zhvlerësuar bëhemi secili prej nesh kur shkon atje dhe flet me njerëzit sa kohë askush nuk reflekton të dëgjojë, por vazhdon historia që kur ti ngre një problem nuk merren me hallet, por me ty.  Tani ka një shprehje nga një film se çfarë duhet t’i bëhet bahçes në këtë moment, por ka ende kohë për këtë. Ka ende kohë që secili të shohë veten në raport me detyrën”, tha Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *