Gjenden 30 gëzhoja, shoqërohen 23 persona/ Zbardhen detajet e vrasjes së ‘Mond Çekiçit’ në Durrës  

Ende pa u shpërndarë paniku i djeshëm, të tjera detaje janë zbardhur sot nga atentati i bujshëm me breshëri kallashnikovi që tronditi qytetin e Durrësit.

Ekzekutimi i djeshëm me të paktën 30 plumba i Edmond Keçi alias “Mond Çekiçi”, që ndodhi mëngjesin e djeshëm në Durrës, mësohet të ketë pasur për “instrument” një armë të tipit “AK-47”, për të cilën policia dyshon se mund të jetë blerë jashtë vendit.

Hetuesit po analizojnë edhe automjetin, nëse ai rezulton i vjedhur apo të jetë sjellë nga jashtë vendit, posaçërisht për këtë ngjarje. Ndërkohë gjatë natës janë shoqëruar të paktën 23 persona në polici, si të dyshuar për ngjarjen.

U terrorizua lagja! Fqinja tregon çfarë dëgjoi nga vrasja e 'Mond Çekiçit': U zbrazën 2 karikatorë kallashnikovi. Të miturit panë gjithçka: Makina iku duke xhiruar gomat – Dosja AL

Edmond Keçi alias “Mond Çekiçi”, u ekzekutua mëngjesin e djeshëm pranë DAR në Durrës. 40-vjeçari ishte duke udhëtuar me shoferin e tij, kur një makinë tip “Mercedes-Benz” i preu rrugën dhe dy persona e qëlluan me breshëri, duke e lënë të vdekur në vend.

Ai njihej si miku i Lulzim Berishës dhe një nga personazhet më të rrezikshëm të botës së krimit në Shqipëri.

Skandali/Jep dorëheqjen prokurorja e Durrësit që liroi nga burgu “Mond Çekiçin” | BoldNews.al

Një nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo e dyshimit për konflikte të vjetra të viktimës, pasi ka qenë pjese e bandës së Durrësit dhe vazhdonte të ishte një ndër eksponentët kryesorë të botës se krimit në Durrës.

Pas ngjarjes policia ka gjetur në Sukth një automjet të djegur, që dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit. Brenda automjetit është gjetur edhe arma automatike.

The driver of Mond Çekiçi tells how the murder happened | Top-News1.com

Vrasja e ”Mond Çekiçit”, dëshmon shoferi: Autorët ishin të maskuar me kapuçë dhe shalle, dola nga makina dhe ika me vrap | Gazeta Telegraf

Vrasja e Mond Çekiçit, zbardhen detaje të reja/ Gjenden 22 gëzhoja, shoqërohen 30 persona | BoldNews.al

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *