FOTO+VIDEO/ Acar dhe dëborë në shumë zona. Dimri rikthehet në Korçë. Si është gjendja e rrugëve në vend…

Pranvera ka ardhur zyrtarisht por me sa duket dimri nuk po do që të largohet. Duke parë ditën e sotme, me temperaturat e ulëta dhe reshjet e bore që janë rikthyer sërish në disa zona të vendit, mund të themi se ende nuk kemi shpëtuar nga dimri.

Edhe në Korçë, gjatë natës reshjet e borës kanë qenë të shumta, ndërsa vazhdojnë ende me alternime. Trashësia e borës varion nga 5 deri në 15 cm.

Kontraktorët janë në akset rrugore duke punuar për mirëmbajtjen e dimërore me borëpastruese dhe grupe pune.

Në rrugën e Dardhës nga 8 km-14 km, rekomandohet kalimi i mjeteve me zinxhirë ose më goma dimërore. Vështirësi në qarkullim paraqet edhe segmenti rrugor i Bigellës në rrugën e Doganës Goricë.

Nuk ka probleme në rrugët e tjera nacionale dhe rurale të qarkut, por kërkohet kujdes nga drejtuesit e mjeteve në kushtet e lagështirës së madhe në rrugë.

Nga informacioni i dhënë nga drejtuesit e OSHE-së, rezulton se nga reshjet e borës dhe lagështia, janë krijuar disa probleme me energjinë elektrike në fidrat që mbulojnë zonën e Vithkuqit, bashkia Korçë, Petrushës dhe Zvezdës bashkia Maliq, së bashku me fshatrat rreth tyre.

Featured image of article: Rikthehet dëbora në Korçë! Trashësia arrin deri në 15 cm, në disa akse rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *