FOTO/Vuçiç provokon sërish, publikon hartën e Kosovës me flamurin serb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka hedhur ‘bombën’ e radhës, duke publikuar një foto të hartës së Kosovës me flamurin serb. Publikimin e ka bërë me anë të një postimi në Instagram, duke sjellë një ‘lumë’ komentesh dhe raportimesh nga shqiptarët e Kosovës.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona.

Ne e dimë se çfarë ka ndodhur, dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë-masakër”, shkruan Vuçiç në rrjetin social, Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që presidenti Vučić provokon me deklaratat e tij, pasi edhe në të shkuarën ai ka thënë gjëra të ngjashme për Kosovën.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *