Tensionohet situata/ Provokimi i Vuçiç me Kosovën, Majko del me deklaratën e fortë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka publikuar një foto të hartës së Kosovës me flamurin serb. Ky veprim i tij ka sjellë një numër të madh komentesh e reagimesh. Një prej personave që ka reaguar dhe e ka ‘dënuar’ këtë veprim, është dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, Majko tha se me veprimin e tij, Vuçiç ka treguar se i pëlqen papajtueshmëria, dhe se diplomacia e fotove në ‘Instagram’ zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në marrëdhëniet ndërkombëtare. Në fund, Majko i ka bërë thirrje shtetit serb që të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj, pasi sovraniteti i Kosovës garantohet nga NATO.

Postimi i Pandeli Majkos:

Me publikimin e fotos së Republikës së Kosovës me flamurin serb, Presidenti i Serbisë Vucic, tregon se i pëlqen papajtueshmëria. Ky është një problem i shtetit serb dhe i seriozitetit të zgjedhur në Beograd.

Republika e Serbisë nënshkroi një deklaratë në zyrën ovale të Shtëpisë së Bardhë për të respektuar procesin e paqes rajonale. Diplomacia e fotove në instagram zhvlerëson seriozitetin e shtetit serb në mardhëniet ndërkombëtare.

Sovraniteti i Republikës së Kosovë garantohet nga NATO dhe jo nga instagrami. Kjo është arsye e mjaftueshme që presidenti serb ti ofrojë shtetasve të vet, një të ardhme të cilën mund ta përballojnë. Roli i Gavrilo Principit në kohën e integrimit europian nuk mirëkuptohet. Serbia duhet të mos kapitullojë përballë pamundësive të saj! As në instagram!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *