Dashamir Shehi i bën ftesën publike Jozefina Topallit

Kryetari i Lëvizjes Kombëtare për Zhvillim, Dashamir Shehi, e ka ftuar publikisht kryetaren e partisë Lëvizja për Ndryshim, Jozefina Topallin që t’i bashkohet opozitës së bashkuar në një koalicion pas zgjedhjeve të 25 prillit. Teksa ishte i ftuar në emisionin ‘Opinion’, Shehi tha se e djathta duhet te kete brenda saj figura nga Topi tek Topalli.

“Uroj me partinë e Topallit të arrijmë akord paszgjedhor. Unë jam për një opozitë që nis nga Topi tek Topalli. Unë kam ndërmend të qëndroj libero dhe po hyra brenda grupit. Unë nuk jam nga ata që marr letrat me shkrim”, u shpreh ndër të tjera Shehi.

Më herët, Jozefina Topalli ka prezantuar kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit. Kryetarja e Lëvizjes për Ndryshim deklaroi se misioni i brezit të ri është të largojë tre kryetarët e partive. Topalli kandidon e para në 4 qarqe, si Durrës, Tiranë, Shkodër dhe Lezhë dhe se gratë përfaqësojnë 50 % të listës së saj. Mes emrave spikat edhe Dashamir Tahiri, i cili më parë ka qenë pjesë e PDIU së Shpëtim Idrizit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *