FOTO/ Sherret në ‘Big Brother’ janë lojë? Monika dhe Donaldi dikur ishin ‘një çift’

Monika Lubonja dhe Donald Veshaj duket se janë ‘armiqtë e përbetuar’ në ‘Big Brother VIP’ ku momentalisht, pas ngjarjeve të ndryshme kanë ndërprerë edhe komunikimin me njëri-tjetrin.

Aktorja nuk ka lënë gjë pa thënë për Donaldin, duke shfrytëzuar çdo bisedë me banorët e tjerë për të ofenduar atë. Por në asnjë moment, që prej një muaji në të njëjtën shtëpi, aktorët nuk kanë treguar se njihen me njëri-tjetrin e madje kanë pasur dalje publike për një kohë të gjatë së bashku, në ‘Dance with Me 5’. Për gjysmë viti, Monika Lubonja dhe Donald Veshaj kanë qenë partner kërcimi në këtë spektakël, ku falë performancës së mirë me njëri-tjetrin arritën deri në finale.

Por kjo ‘kimi’ mes aktorëve nuk po reflektohet në “Big Brother” dhe fakti që po e mbajnë të fshehtë njohjen jashtë këtij reality show ngre dyshime. A është gjithë kjo zhurmë dhe rrëmuje vetëm një lojë me skenar?

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *