Florenc Çapja i dërgon mesazh live në emision gazetarit, ja se çfarë i thotë për Nuredin Dumanin

Një person i cili është identifikuar si Florenc Çapja ka dërguar mesazh në celularin e gazetarit Spartak Koka, ndërsa ky i fundit që ndodhej live në emisionin “Opinion”.

Sikurse është shprehur Koka, në mesazh personi në fjalë është shprehur se nuk ka asnjë lidhje me Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën. Çapja për të cilin tashmë ka një urdhër arresti nga SPAK, besohet se ndodhet në Dubai.

“Një person i cili thotë se është Florenc Çapja,  po ndjek emisionin live dhe thotë se: Unë këta persona në jetën time kurrë nuk i kam takuar. Këta persona nuk i kam parë asnjëherë. E ka fjalën për Nuredin Dumanin dhe Henrik Hoxhën”, u shpreh Koka.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *